Panel members

Shqyrtimi post-legjislativ (SHPL) shqyrton miratimin e një ligji dhe nëse dispozitat ligjore të ligjit janë futur në fuqi.

Ky aspekt i shqyrtimit post-legjislativ synon mbështetjen e parlamenteve përmes rrjetit HUGEN (Rrjeti i Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor) për zgjerimin e rolit dhe njohurive të tyre kontrolluese, për të rishikuar nëse legjislacioni po përmbush politikat e synuara dhe dhënien e rekomandimeve për të përmirësuar ligjin. 


Ky modul do t’i shërbejë deputetëve dhe nëpunësve të parlamentit për të kuptuar parimet dhe praktikat e SHPL-së në vende të ndryshme dhe sisteme parlamentare, ndarjen e praktikave më të mira dhe për të mësuar nga përvojat e palëve të tjera të interesit duke:

  • Përshkruar bazat, kriteret dhe mekanizmat për shqyrtimin (post-legjislativ) në ciklin ligjor
  • Identifikimin e pyetjeve kryesore që duhen ngritur përgjatë procesit të shqyrtimit post-legjislativ
  • Shpjegimin si mund të përdoret shqyrtimi post-legjislativ për të trajtuar aspektet ndër-sektoriale
  • Konkretizimin e roleve që luajnë palët e ndryshme të interesit në shqyrtimin post-legjislativ
  • Analizimin e qasjeve të ndryshme që mund të përdoren gjatë shqyrtimit post-legjislativ
  • Përshkrimin e bazës ligjore për shqyrtimin post-legjislativ

Ky modul do t'u sigurojë deputetëve dhe personelit parlamentar këshilla praktike për zbatimin e Shqyrtimit post-legjislativ duke:

  • Siguruar një qasje me faza të shqyrtimit post-legjislativ
  • Shpjeguar aktivitetet që do të përfundojnë gjatë fazës së para-planifikimit
  • Përshkruar konsideratat që duhet të merren parasysh gjatë fazës së planifikimit
  • Rishikuar qasjet praktike për fazën e zbatimit
  • Marrë parasysh mekanizmat e ndryshëm të disponueshëm në fazën vijuese
  • Demonstruar zbatimin praktik përmes shembujve.